Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve strategjike Ndërmarrsisë, Industrisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë para gazetarëve ka thënë se nuk ka nevojë për panik pasi nuk jemi në një situatë emergjente edhe pse kemi rezerva shtetërore.

Hajdari gjithashtu tha se aktualisht është duke u hartuar një plan lidhur rezervat shtetërore në një situatë emergjente.

“Nuk jemi në situatë emergjente. Kemi rezerva shtetërore dhe jemi duke punuar në këtë drejtim. Bashkë me sekretarin jemi duke hartuar një plan shumë të mirë që në rezerva shtetërore të jemi të siguruar në situata të caktuara”, ka thënë Hajdari.

Tutje, ministrja tregoi se sot është interesuar për problemin e transportit të punëtorëve për në vendet e tyre të punës.

“Problemin e transportit të udhëtarëve jemi duke e zgjedhur me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikun”, ka thënë ministrja Hajdari.

Gjithashtu si masë sigurie dhe parandaluese për përhapjen e koronavirusit, ministrja e përmendi identifikimin e çdo mysafiri në hotele.

“Çdo mysafir në hotel duhet të identifikohet, edhe pse sot t’iu them të drejtën nuk kemi arritur ta bëjmë”, shtoi Hajdari.