Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, Hajdar Sutaj, ka bërë të ditur se të enjten e 1 majit shënohet 35 vjetori i Kuvendit Historik të Pajtimit të Gjaqeve në Verrat e Llukës.

Njoftimi i plotë i Sutajt:

Me nderim dhe mirënjohje të thellë për një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë, do të organizojmë Manifestim Përkujtimor në shënim të 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve në Verrat e Llukës.

Në këtë ditë të shënuar do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore në vendin ku u vendos paqja dhe u hodh një hap i madh drejt unitetit dhe pajtimit kombëtar.

📍Llukë e Epërme | 📅 E enjte, 01 maj | 🕛 Ora 12:00

Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen me ne për të nderuar këtë moment!

Hajdar Sutaj