Hajdar Beqa ka bërë të ditur se Himë Zeqa, ish-asambleist, luftëtar i lirisë dhe veprimtar i kahmotshëm, i është bashkuar Partia Demokratike e Kosovës.
Përmes një postimi, Beqa ka vlerësuar aderimin e Zeqës në PDK, duke theksuar se bashkimi i tij me partinë është dëshmi se vlerat mbi të cilat është ndërtuar PDK-ja vazhdojnë të bashkojnë njerëz me përvojë, dinjitet dhe përkushtim ndaj Kosovës.
Sipas Beqës, kontributi i Himë Zeqës, së bashku me shumë bashkëpunëtorë dhe bashkëvendës, do t’i japë forcë të re rrugëtimit të partisë drejt një vizioni më të fuqishëm për të ardhmen e vendit.
“Mirë se vjen në familjen e madhe të PDK-së, Himë Zeqa”, ka shkruar Beqa në mesazhin e tij mirëseardhës.







