Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 28, Hajdar Beqa, ka vlerësuar lartë mobilizimin dhe përkrahjen e qytetarëve në Rogovë, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të qartë të forcës, vendosmërisë dhe shpresës për ndryshim në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi publik, Beqa ka theksuar se atmosfera në Rogovë ishte e mbushur me energji pozitive dhe gatishmëri për ndryshim, duke e cilësuar përkrahjen e qytetarëve si të jashtëzakonshme.
“Rogova sot dëshmoi forcë, vendosmëri dhe shpresë. Një përkrahje e jashtëzakonshme dhe gatishmëri e madhe për ndryshimin e madh më 28 dhjetor, me Bedri Hamzën kryeministër,” ka deklaruar Beqa.
Ai ka shtuar se kur qytetarët bashkohen me besim dhe vizion të përbashkët, fitorja bëhet e pashmangshme, duke shprehur bindjen se vendi po hyn në një etapë të re politike.
Beqa ka falënderuar qytetarët e Rogovës për mbështetjen dhe angazhimin e tyre, duke ritheksuar përkushtimin e tij dhe të PDK-së për të sjellë qeverisje të përgjegjshme, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.







