Kandidati për deputet nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 28, Hajdar Beqa, ka deklaruar se Pjetërshani ka dëshmuar qartë mbështetjen për rikthimin e normalitetit politik dhe institucional në Kosovë, pas asaj që ai e ka cilësuar si një periudhë pesëvjeçare të stagnimit dhe izolimit.
Përmes një postimi, Beqa ka theksuar se në një kohë krize politike dhe izolimi ndërkombëtar, qytetarët e Pjetërshanit kanë zgjedhur përgjegjësinë dhe interesin e shtetit, duke u rreshtuar për ndryshim.
“Vetëm bashkë mund ta nxjerrim Kosovën nga stagnimi dhe ta çojmë përpara,” ka deklaruar Beqa, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit qytetar për të ardhmen e vendit.
Ai ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, duke theksuar se PDK-ja synon rikthimin e stabilitetit, funksionalitetit institucional dhe zhvillimit ekonomik.
Deklarata e Hajdar Beqës vjen në kuadër të fushatës elektorale të PDK-së, në të cilën kandidatët po intensifikojnë takimet me qytetarë në të gjitha anët e Kosovës, me synimin për të prezantuar programin dhe për të fituar besimin për qeverisjen e ardhshme.







