Hajdar Beqa: Nuk e njoh, Rrahim Hashimin ma bijshin ‘dostat’ në tavolinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se nuk e njeh Rrahim Hashimin, njërin prej të dyshuarve në skandalin e fajdeve. Beqa ka thënë Hashimin e njeh nga shokët e tij dhe nuk din se çfarë veprimtare bën Hashimi.

Beqa është shprehur se nëse vërtetohet se ai ka qenë pjesë e këtij skandali do të jap dorëheqje nga posti i deputeti.

“Unë organet e drejtësisë në momentin që konsiderohet se unë kam pas një lidhej të vetme përveç atyre fotove që janë kanë në media që kam lidhje me Rrahim Hashimin ose me persona tjerë unë po thom që jap dorëheqje nëse vërtetohet përfshirja ime aty”, ka thënë Beqa për RTV Dukagjinin.

“Zotërin Hashimi e kom njoftu kur ma kanë pru në tavolinë dhe nuk ja di veprimtarinë e tij deri tash kur kam dëgjuar nëpër media, pra marrë përgjegjësi morale edhe ligjore”, ka shtuar Beqa.

Beqa thotë se e ka parë aktakuzën ndaj Ismet Osmanit – Curri me shokë dhe nuk përmendet asnjë njeri i PDK-së.

“Unë e kam parë edhe aktakuzën që nuk flitet askund për njerëz të PDK-së”, ka thënë Beqa.