Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me numër 28, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se ka marrë një pritje të ngrohtë dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët e fshatit Ratkoc në komunën e Rahovecit.
Përmes një postimi, Beqa ka theksuar se mikpritja dhe energjia pozitive e banorëve të Ratkocit janë dëshmi e besimit të palëkundur për ndryshimin që, sipas tij, po vjen.
“Me zemër të hapur, energji pozitive dhe besim të palëkundur për ndryshimin e madh që po vjen,” ka shkruar Beqa, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar.
Ai ka nënvizuar se kjo përkrahje e motivon edhe më shumë në angazhimin e tij politik dhe në vizionin për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë.
“Faleminderit Ratkoc, bashkë jemi më të fortë,” ka përfunduar Beqa.
Hajdar Beqa është kandidat i PDK-së për deputet me numër 28 dhe po vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.







