Deputeti i PDK-së që synon edhe një mandat në legjislativ, Hajdar Beqa, ka takuar sonte anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në fshatin Osek Hylë të Gjakovës.

“Sonte, në një atmosferë pozitive dhe miqësore takuam anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në fshatin Osek Hylë të Gjakovës. Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin tuaj ndaj vizionit dhe qëllimeve tona të përbashkëta! Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen më të mirë të vendit tonë”, ka shkruar Beqa.

Hajdar Beqa tashmë ka disa mandate në Kuvendin e Kosovës dhe për mandatin e ri ai garon në listën e PDK-së me numër 31. /Ballkani.info/