Kandidati për deputet Hajdar Beqa ka vlerësuar lart rolin dhe përkushtimin e grave që punojnë në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.
Ai i cilësoi ato si shtyllë të kujdesit dhe humanizmit në shërbim të qytetarëve.
Beqa ka shtuar se sot, më shumë se kurrë, punëtoret e shëndetësisë në Gjakovë janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh të 28 dhjetorit.
“Këto gra të jashtëzakonshme, punëtore të sektorit të shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, kanë një mision të shenjtë, ta japin veten çdo ditë në shërbim të qytetarëve. Me përkushtim, sakrificë dhe zemër të madhe, ato janë shtylla e kujdesit dhe humanizmit. Sot, si asnjëherë më parë, janë bashkuar fuqishëm për ndryshimin e madh më 28 dhjetor për një të ardhme më të drejtë me Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar ai.







