Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka deklaruar se PDK po vazhdon mobilizimin dhe koordinimin për zgjedhjet e 7 Qershorit.
Përmes një postimi publik, Beqa ka bërë të ditur se së bashku me Nasim Hajradinajn po punojnë të bashkuar për fitoren e ardhshme të partisë.
“Bashkë me Nasim Hajradinaj, më të bashkuar dhe më të koordinuar se kurrë, drejt fitores së madhe më 7 Qershor”, ka shkruar Beqa.
Ai ka theksuar se fryma e bashkëpunimit dhe organizimit brenda PDK-së po rritet çdo ditë, ndërsa ka shprehur bindjen për rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme.
Hajdar Beqa garon për deputet në kuadër të listës së PDK-së me numrin 28.







