Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e kësaj partie në fshatin Gllobar të Drenasit, ku së bashku kanë pirë kafen e mëngjesit në një atmosferë entuziazmi dhe energjie pozitive.

Në një postim publik, Beqa ka theksuar se takimi u karakterizua nga mbështetje e madhe dhe gatishmëri e plotë për fitoren e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Sipas tij, mobilizimi i strukturave dhe simpatizantëve të PDK-së në Gllobar është më i madh se kurrë më parë.

“Entuziazëm, energji pozitive dhe gatishmëri e plotë për fitoren e madhe më 28 dhjetor. Gllobari është i mobilizuar si asnjëherë më parë për fitoren e madhe të PDK-së”, ka deklaruar Beqa.

Hajdar Beqa është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 28 në listën zgjedhore.