Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Beqa, ka zhvilluar sot një sërë takimesh me qytetarë, sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve të fushave të ndryshme në qytetin e Gjakovës, së bashku me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Beqa ka vlerësuar se përkrahja e marrë gjatë këtyre takimeve ka qenë e jashtëzakonshme, e sinqertë dhe e vendosur, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë se qytetarët e Gjakovës e kanë kuptuar drejt projektin politik të PDK-së, i cili, sipas tij, fokusohet në zhvillimin ekonomik, stabilitetin institucional dhe mbështetjen reale për biznesin vendor.

Ky është postimi i tij i plotë:

Së bashku me Kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, sot në Gjakovë patëm takime të shumta me qytetarë, sipërmarrës dhe biznese të fushave të ndryshme.

Përkrahja ishte e jashtëzakonshme, e sinqertë dhe e vendosur, një dëshmi e qartë se Gjakova e ka kuptuar drejt projektin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, stabilitet institucional dhe mbështetje reale për biznesin vendor.

Dialogu i hapur, idetë konkrete dhe besimi i ndërsjellë treguan se ndryshimi i madh po ndërtohet nga poshtë-lart, bashkë me qytetarët dhe ekonominë reale.

Faleminderit Gjakovë për energjinë, mikpritjen dhe përkrahjen maksimale drejt fitores së madhe!