Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe deputeti i kësaj partie, Hajdar Beqa, ka takuar shtabin zgjedhor të degës.

“Sot u mbajt mbledhja e shtabit zgjedhor të degës, ku u diskutuan çështje të rëndësishme në kuadër të organizimit dhe menaxhimit të procesit zgjedhor. Në mbledhje u analizua situata aktuale, progresi i bërë deri më tani dhe hapat që duhen ndërmarrë në vijim për të siguruar suksesin në fushatë, e rrjedhimisht edhe fitoren e madhe me 9 shkurt 2025”, ka shkruar Beqa.

Sipas tij, angazhimi dhe përkushtimi maksimal i secilit anëtar te partisë deri në ditën e fundit, është çelësi i suksesit të përbashkët.

“Fitorja e PDK-së në zgjedhjet parlamentare te shkurtit 2025 është e padiskutueshme dhe domosdoshmëri e kohës”, ka shkruar ai në fund.

Hajdar Beqa mban numrin 31 në listën zgjedhore të PDK-së për Kuvendin e Kosovës. /Ballkani.info/