Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, thotë se raportet e Kosovës dhe Serbisë kanë përparuar!

Ai ka shtuar se ka pasur zhvillime në disa javë të kaluar të cilat në të kaluarën do të shpienin deri tek ajo që njëri dhe tjetri do të këcënonin me armë.

“Sot presidentët e këtyre shteteve kapin telefonin dhe e thërrasin njëri-tjetrin”, thekson Hahn, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, këto janë përparime pozitive kur e shikojmë perudhën e gjatë kohore.

“Natyrisht se në ndërkohë edhe nga njëra edhe nga pala tjetra bëhen hapa mbrapa, por ne nuk duhet të lejojmë që kjo t’i dekurajoj. Vendosja e taksës nga ana e Kosovës është një hap prapa, dhe tash duhet të kërkohet zgjidhje”, ka thënë Hahn.

Ai vlerëson se me forca të përbashkëta në disa vite të kaluara në Ballkan është bërë përparim i dukshëm,

“Jemi afër vendimit të parlamentit grek për pranimin e marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoninë Veriore. Ky është sukses gjigant, pasi që edhe vet kam dhënë shumë mund dhe kam shprenzuar kohë në zhvillimin e këtij shteti që nga viti 2015. Shqipëria gjithashtu po bën hapa të suksesshëm”, ka vlerësuar ai. /Ballkani.info/