Hahn: Kosovarët e arsimuar duan të ikin nga Kosova, ne duam t’ju ndihmojmë

Komisionar i Bashkimit Europian për zgjerim, Johannes Hahn ka mbajtur konferencë për media.

Ai u takua me liderët institucional të Kosovës.

Komisionari Hahn është ndalur më shumë tek çështja e liberalizimit të vizave dhe taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjes të vendosur nga Kosova.

Komisionari, Hahn tha se të arsimuarit mirë po largohen nga kosova për shkak të gjendjes ekonomike dhe ne duam ta shtyjmë përpara ekonominë e Kosovës

“Jam në dijeni dhe të gjithë në Bashkimin Europian jenë në dijeni për problemet në tregti mesKosovë dhe Serbisë. Për këte arsyje në të gjitha takimet e mija kam propozuar në zgjidhjen që ka të bëjë në mes dy shteteve, për të arritur ata që duhet të arrijmë, më shumë biznes që dmth më shumë vende të punës. , Kur të arsimuarit mirë po mundohen të largohen nga Kosova për shkak të gjendjes ekonomike. Ne duam ta shtyjmë ekonominë, por kjo duhet të fillojë nga rajoni. Kjo duhet të filloj nga rajoni, jo diku larg nga Japonia”, tha Hahn.

Komisionari Hahn ka deklaruar se BE është e befasuar dhe e zhgënyer me vendimin e Kosovës për vendosjen e taksës ekonomike ndaj Serbisë. /Ballkani.info/