Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka deklaruar para Komisionarit të BE-së, Johannes Hahn se Kosova do ta largojë taksën 100% ndaj Serbisë, kur ajo të njeh Kosovën.

Hahn në konferencën për media të mbajtur pas takimit me krerët e shtetit ka thënë e ai e ka diskutuar këtë temë me Kryeministrin Haradinaj dhe ka thënë se është më mirë të fokusohemi në çështjet ekonomike që na sjellin gjëra pozitive.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë Kosova pasoja nga BE nëse taksa nuk tërhiqet, Hahn ka thënë se sigurisht që kjo taksë mund të sjellë probleme tregtare.

“Duhet të keni parasysh pasojat që Kosova do të ketë nëse taksa nuk largohet. Këto pasoja kanë të bëjnë me tregun e brendshëm, si do të reagojë tregu. Në këtë mënyrë si është duke vepruar Kosova, do të bëhet i pamundshëm një treg i përbashkët dhe i lirë” ka thënë Hahn, raporton Ballkani.info. /Ballkani.info/