Hadërgjonaj: Shpenzimet e kësaj Qeverie nuk dallojnë nga ato të Qeverisë Mustafa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Safete Hadërgjonaj tha se thirrja e këso seancave sikurse kjo janë të kota.

Sipas saj ky debat bëhet pa asnjë argument vetëm për të krijuar tensione.Ajo madje kritikoi iniciuesin e seancës, LDK-në duke thënë se shpenzimet që po i përmendin për Qeverinë Haradinaj nuk dallojnë nga Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Dy parti opozitare na dalin këtu si engjëj e nuk lënë asgjë pa bërë. Kjo formë e shpenzimeve nuk ndryshon shumë nga koha e qeverisë Mustafa. Kjo formë e shpenzimeve është thuajse e njëjtë që prej vitit 2014. Ne si PDK nuk do të donim të shpenzohen mjetet në formën e e njëjtë sikur në qeverinë Mustafa. Paraja publike duhet të planifikohet mirë dhe të shpenzohet në mënyrë të kujdesshme”, tha Hadërgjonaj.

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me shpenzimet e Qeverisë kërkuar nga LDK po vazhdon me debat nga deputetët tjerë.