Hackerët e bardhë i zbrazin ATM-të edhe pa i prekur fare

Dihet se “hackerët e bardhë” i përqendrojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre në anët pozitive dhe jo negative të sigurisë kompjuterike. Qëllimi i tyre kryesor është t’i nxjerrin në pah dobësitë/lëshimet në sistemet kompjuterike dhe të ndihmojnë në përmirësimin e tyre.

Të gjithë punojnë për ta përmirësuar sigurinë e tyre kibernetike, dhe më pas vijnë hackerët e bardhë dhe e hackojnë këtë siguri. Por me një qëllim. Pas punës së tyre ata e marrin një raport se ku janë të gjitha pikat e dobëta.

ATM-të janë një element veçanërisht interesant, pasi nuk ka ATM të cilin hackerat e bardhë nuk e kanë hackuar.

Ata gjithmonë e hasin ndonjë problem dhe e vetmja pyetje është se sa serioz është problemi. Charles Henderson është një “hacker” i tillë i cili punon për IBM. “Në rastin e ATM-ve, a mund ta detyroni atë të nxjerrë para – sigurisht.

Kur i testojmë aplikacionet e internetit, ne testojmë nëse ato i fusin saktë vlerat, nëse mund të kemi qasje në informacione apo thjesht ta çrregullojmë punën e tyre. Siguria kompjuterike nuk është binare por e vazhdueshme. Nuk ka siguri të përsosur”, shpjegon Henderson për mediat.

Është zakon që ekipi hackues i Hendersonit të futet në ATM dhe të nxjerr para nga ATM-ja, pa e prekur vetë pajisjen.

Natyrisht, në këtë rast, ata e kanë lejen e bankës për ta testuar sistemin dhe i kthejnë paratë pa problem. Sidoqoftë, fakti që ata kanë pasur sukses tregon se sa e lehtë është për ata që dinë se çfarë bëjnë që të vijnë deri tek paratë.

“Kriminelët madje nuk kanë nevojë të vijnë tek ATM-ja për t’i marrë paratë. Ata mund ta dërgojnë dikë në emër të tyre dhe t’i sulmojnë njëkohësisht dhjetëra ose qindra ATM”, thekson Henderson.

loading…