Habit Bebe Rexha: Nuk identifikohem si heteroseksuale

Bebe Rexha ishte imazhi i kopertinës së revistës “Nylon”, ku gjatë intervistës shoqëruese shpjegoi disa gjëra rreth seksualitetit.

Duke folur për faktin se në këngët e saj shpesh përmend eksperienca personale dhe se do t’i përdorë ato edhe për të dërguar mesazhe, këngëtarja me origjinë shqiptare tha se kjo mund të vërë në vështirësi.

“Mendoj se i tremb meshkujt, ose më saktë mendoj se të gjithë stepen nga unë, meshkuj e femra. Sepse më pëlqen të jem e drejtpërdrejtë dhe kanë frikë se mos them ndonjë gjë për ta. Me raste bëhem nervoze dhe them gjëra që s’duhet t’i them. Djemtë nuk dinë si të sillen me mua”.

“Nëse dua të puth dikë, e puth. Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk shikoj gjininë, por energjinë. Nuk identifikohem si heteroseksuale”.

“Ndonjëherë ndihem si çun në jetën e përditshme. Por, kur shkoj në shtëpi, dua ta rrëzoj këtë mur. Dua të kem dikë pranë që të kujdeset për mua, sepse më duket sikur kujdesem për të gjithë ata që më rrethojnë”.

Duke theksuar pjesë nga kënga e fundit “Last Hurrah”, Rexha tha se nuk ka ndër mend që për momentin të ketë një lidhje: “E mbylla me vajzat/ e mbylla me djemtë. Jam vetëm në këtë moment’.