Vendimi i Komunës

Habi në Gjakovë pse gjatë Krishtlindjes pati dyqane të mbyllura

Në Gjakovë, të martën, nuk ka pasur qarkullim edhe aq të madh, raporton KTV.

Kjo për faktin se të gjitha bizneset kanë qenë të mbyllura, për shkak të festës së Krishtlindjes.

Një vendim të tillë e ka marrë Komuna e Gjakovës, por të pakënaqur me vendimin e komunës janë shprehur pronarët e bizneseve private.

Ata nuk kanë dashur të prononcohen para kamerave, por janë mjaft të nervozuar për faktin që janë detyruar të mbyllin bizneset e tyre.

Mendim të ngjashëm me pronarët e bizneseve kanë edhe qytetarët.

I pyetur nga KTV-ja, përmes një përgjigjeje të shkurtër me shkrim, kryetari Ardian Gjini tha se janë duke zbatuar vetëm atë çka parashihet me rregullore dhe ligj.

Drejtori i inspektoratit në komunën e Gjakovës, Nikollë Lleshi, përmes telefonit, i ka thënë KTV-së se po zbatohet rregullorja e komunës.