Haaland i pandalshëm te City, kompleton “het-trikun” për 26 minuta ndaj Nottingham

Erling Haaland po kalon momente të jashtëzakonshme te Manchester City në këtë fillim të edicionit.

Ylli norvegjez i futbollit ka realizuar tre gola për Manchester Cityn për 26 minuta lojë në takimin kundër Nottingham Forest në Premierligë.

Haaland hapi serinë e golave në minutën e 12-të, për ta vazhduar në të 23-tën. “Het-trikun” sulmuesi e kompletoi në minutën e 38-të.

Manchester City po udhëheq 3:0 kundër Nottingham.