“Haaland është lojtar shumë interesant”

Norvegjezi vazhdon që të thyejë rekorde në Bundesligë dhe ka rënë në sy të disa klubeve të njohur në Europë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një fans i madh i Erling Haaland, derisa ka pranuar se ai nuk mund të ndihmoj pos të këtë interes për sulmuesin që tani po shënon për klubin që ai e drejtonte.

Haaland (21) ka startuar sezonin e Bundesligës në një mënyrë bombastike duke shënuar dy gola në ndeshjen e parë për ta mposhtur 5-2 Frankfurtin.

Ai ka shënuar 62 gola në 63 ndeshje për BVB, kurse shkalla e golave të tij ka zgjuar vëmendjen e skuadrave të mëdha për sulmuesin e Dortmundit.

“Natyrisht ka rrezik kur ke një lojtar me talent të jashtëzakonshëm. Djali është një forcë natyrore”, ka shpjeguar Klopp për Bild.

“Herët ose vonë ai do të jetë temë e klubeve të mëdha. Nuk e di nëse kjo do të ndodh qysh vitin tjetër, por e di që Dortmund do të jetë krah tij”.

“Ai është thjesht një lojtar interesant. Më pëlqen me të vërtetë energjia që ai sjell në fushë. Por, ai në përgjithësi do t’i përshtatej çdo skuadre”, tha Klopp kur është pyetur se a do të dëshironte ta transferonte atë.