Të mërkurën partia “Guxo” e ka mbajtur Kuvendin e parë Zgjedhor, ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse të këtij subjekti politik.
Ajo se çka ra në sy ishte se u zgjodhën dy kryetarë.
Faton Peci dhe Donika Gërvalla-Schwarz morën besimin për ta udhëhequr këtë parti.
Lidhur me këtë është deklaruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezaj tha se kuvendi i kësaj partie është vëzhguar nga ky institucion dhe në mbledhjen e radhës do të paraqitet një raport.
“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim e ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë ‘Guxo’, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herave të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive tjera, kjo zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur ne zhvillimin e kuvendit të partisë ‘Guxo’”, tha Elezaj./EO







