Guvernatori Mehmeti takoi misionin e Bankës Botërore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar misionin e Bankës Botërore, që po e viziton Kosovën.

Misioni i kryesuar nga Asli Senkal, ka falënderuar BQK-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe për mënyrën e rritjes së bashkëpunimit mes BQK-së dhe BB-së.

Me këtë rast guvernatori Mehmeti, informoi misionin për aktivitetet e vazhdueshme të Bankës Qendrore për avancimin e mëtejmë të kornizës së rregullatore të sistemit financiar, sipas standardeve më të mira të sistemit financiar, njofton Banka Qendrore e Kosovës.

“Sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive, ku kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore prej 11.6 përqind, normat e interesit në kredi zbresin në 6.6 përqind, kurse kreditë jo përformuese  kanë rënë në 2.7 përqind”, deklaroi Mehmeti