Guvernatori Mehmeti takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Greet Floré, drejtoreshë menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Parmës një komunikate për medie, BQK bëri të ditur se guvernatori Mehmeti e informoi Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve.

Gjithashtu, guvernatori Mehmeti e njoftoi Floré se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

“Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, Greet Floré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve”, thuhet në njoftim.