Guvernatori: Do të paguhen edhe më tej pagat e sektorit privat dhe qiratë e objekteve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti pas pakos emergjente është duke u planifikuar plani i rimëkëmbjes ekonomike.

Mehmeti në “Debat Plus” ka thënë se kanë filluar bisedimet për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Ai thotë se ky plan do t’i adresojë edhe disa kërkesa të bizneseve.

“Propozimi është që edhe për një periudhë më të gjatë kohore të bëhet rimbursimi i pagave të punëtorëve të sektorit privat. Të vazhdohet pagesa e qirasë për bizneset në mënyrë që të jenë aktive. Dhe më pas të iu ndihmohet bizneseve që kanë qenë të paralizuara të rifillojnë aktivitetin”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës  thotë se ka pasur 67 mijë kërkesa për shtyrje të pagesës së kësteve nga ana e bizneseve e që janë aprovuar 99% e tyre.

“Ndërsa 86 % e kërkesave që kanë bërë personat fizik për shtyrje të kredive janë aprovuar”.

Mehmeti thotë se nuk do të ketë provizione shtesë pos interesit që e ka pasur më parë klienti i bankave.

Ai thotë se megjithatë interesi i rregullt i kredive nuk do të falet pasi një gjë e tillë nuk është bërë as në shumë vende tjera si Shqipëri, Çeki, Rumani, Ukrainë, Serbi etj.