“Gurrë urtie” nga Ferdane Sahiti

Ferdane F. Sahiti, u lind në Kopiliq të Epërme të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Turiçec, të mesmen e kreun në gjimnazin e Skenderajt. Studimet universitare dhe pasuniversitare i perfundoj në Prishtinë.

Dashuria për librin dhe shkrimet e shoqeruan gjatë terë kësaj kohe. Ferdanja qysh në moshë të re është marrë me shkrime zhanresh të ndryshme, si tregime, poezi për fëmijë e të rritur ku disa prej tyre i ka të botuar në disa revista shkollore. Ferdanja ka botuar librin e saj të parë “Gurrë urtie” ky liber na vije si një perlë e re që na i pasuron biblotekat tona. Libri përmban thënje mençurie e urtie, të cilat i shkroi me një kujdes dhe dashuri të veçantë. Si inspirim kjo autore e re per shkrimet e saj i ka tri dashuri jetësore:
1. Dashurinë dhe besimin për krijuesin
2. Dashurinë dhe respektin për prinderit
3. Dashurinë për dije dhe libra

Nga Ferdanja presim te na sjellë edhe libra te tjerë qe lexuesit e librit te saj besoj i presin me padurim.