Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, i ka reagur ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ky i fundit ka thënë se “premtimet për koeficientin 150 euro s’ka se si të konsiderohet ndryshe përveç humor pa shije”.
Guri përmes një postimi në rrjetin social Facebook shefit të kacës së shtetit ia ka bërë të qartë se në javën e parë të Qeverisë Abdixhiku koeficienti do rritet në 150 euro, raporton Ballkani.info.
“Kush që na ndalë s’ka, kemi me i rritë pagat, 150 Euro koeficienti në javën e parë të Qeverisë Abdixhiku, që ka nevojë i ndryshojmë edhe ligjet, sepse t’i ke leju që me pasë rritje të çmimeve mbi 50% për produktet bazë që ne i konsumojmë çdo ditë”, ka shkruar ai./Ballkani.info/







