Kompania

Guess gjobitet me 40 milionë euro

Komisioni Evropian gjobiti sot kompaninë e veshjeve Guess me 40 milionë euro për bllokimin e shitjeve në kufij dhe për mbajtjen e çmimeve të larta në mënyrë artificiale në disa shtete të BE-së.

“Guess është përpjekur të paralajmërojë konsumatorët në BE që të mos bëjnë blerje në vendet e tjera anëtare, duke bllokuar shitësit që të tregtojnë pranë kufijve”, tha në një deklaratë për shtyp komisionerja për Konkurrencën në BE, Margrethe Vestager.

“Kjo lejon kompaninë që të mbajë çmimet e larta në mënyrë artificiale, veçanërisht në vendet e Evropës qendrore dhe lindore”, shtoi ajo.

“Produktet e Guess kushtojnë deri në 10% më shumë në këtë rajon, se sa në tregjet e Evropës perëndimore”, theksoi komisionerja.