Gucati vjen në të pame të babës, shokët e OVL-së s’e takojnë

Ish kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, sikur më 12 maj në shtëpinë e tij në Marinë të Skenderajt erdhi sot.

Gucati që rishtazi u dënua me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale në Hagë, erdhi për vizitë me rastin e vdekjes së babait të premten, varrin e të cilit e vizitoi paraprakisht, ndërsa iu lejua kontakti vetëm me familjarët e ngushtë.

Pavarësisht kësaj, drenicasit mirëpritën lirimin e tij. Në Marinë sot shkuan për ngushëllime edhe kryesia e Partisë Demokratike.

Për kryetarin Memli Krasniqi rëndësi ka që kryeveterani do ndajë dhimbjen me familjen.

Për këtë qëllim shkuan edhe bashkëluftëtaret e Gucatit, por atë s`mundën ta takonin, gjë e cila nuk iu duk e drejt zëvendësit të tij në organizatë.

Në nderim të kontributit para, gjatë e pas luftës, për Avdullah Gucatin e ndjerë, OVL-ja ndau edhe një mirënjohje.