Hysni Gucati

Gucati thotë se mes gëzimit, sonte ka edhe hidhërim!

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha se sot, me formimin e Ushtrisë së Kosovës, përveç gëzimit ka edhe hidhërim.

“Sonte përveç gëzimit kemi edhe hidhërim. E kemi në burg komandantin Sylejman Selimi. Gëzimin e ndajmë përgjysmë për hir të tij. Por, ju uroj të gjithëve këtë ditë, Ju uroj Ushtrinë tonë dhe besoj se suksesi s’do të ndalet”, tha ai në një lidhje direkte në KTV.