Gucati para Speciales: Jam plagosur gjatë luftës, kam 27 operacione

Sot para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dalur ish-kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai u është përgjigjur pyetjeve para kësaj gjykate derisa është pyetur edhe për lëndimet gjatë luftës.

Ai tha se gjatë luftës është plagosur dhe ka gjithsej 27 operacione.

“Unë jam i plagosur në këmbën e djathtë, jam i operuar, 27 operacione i kam gjithsej”, u shpreh ai.

Gucati tregoi edhe se ku ishte trajtuar pas plagëve të marra.

“Ditën e parë në spitalin tonë e improvizuar në bjeshkë në malet e Berishës, të dytin në spitalin ushtarak në Tiranën më 8 qershor, ku më kanë dërguar forcat angleze, të cilat kanë sjellur ndihmë ushqim dhe mua e dy të tjerë të plagosur na kanë dërguar në Tiranë”, tha ai.

Tutje, ish-kreu i OVL UÇK-së foli organizatën, duke thënë se ajo merret me mbrojtjen e interesit të veteranëve të UÇK-së, takime me institucione, akademi që organizohen për veteranët etj.