Ka përfunduar séance e parë gjyqësore e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ky i fundit ka lënë një përshtypje mbresëlënëse me mirësjellje, duke shprehur falenderim ndaj mirëkuptimit të forcave policore që e arrestuan, por edhe të stafin në dhomat e specializuara, për shkak të invaliditetit në shkallë të lartë 75%, që Gucati posedon, shkruan Ballkani.info
Pala mbrojtëse e Gucatit ka kërkuar lirimin me kusht derisa provat të procedohen për Hysni Gucatin, derisa ndoshta edhe nga mirësjellja e të akuzuarit, Gjykatësi francez ka treguar një anë njerëzore duke treguar që do përdor kompetencat e tij, për të shqyrtuar masën e paraburgimit./Ballkani.info/







