Guardiola zbulon transferimin e parë të Barcelonës: Do të doja t’i kisha 15 lojtarë si ai

Manchester City ka fituar 1-0 në finalen e EFL Cup ndaj Tottenham Hotspur.

Pas kësaj ndeshje, Pep Guardiola është pyetur në lidhje me mbrojtësin qendror Eric Garcia i cili nuk ishte në lojë, por as në bankën rezervë.

Guardiola ka zbuluar se Eric Garcia do të luajë sezonin e ardhshëm me Barcelonën dhe se kjo është arsyeja që nuk e ka përfshirë në dy ndeshjet e fundit.

“Ai do të luaj sezonin e ardhshëm me Barcelonën dhe nuk po flasim për një lojtarë mesatar, por për një lojtar të madh”.

“Garcia nuk u zgjodh në dy ndeshjet e fundit për shkak se do të largohet në drejtim të Barcelonës dhe kjo ma theu zemrën”, tha Guardiola.

Tutje trajneri spanjoll lavdëroi jashtëzakonisht shumë mbrojtësin e ri, duke thënë se bëri paraqitje fantastike në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Garcia kurrë nuk bëri ndonjë gabim, ai luajti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Eric Garcia është njëri nga lojtarët e mi të preferuar. Do të më pëlqente të kisha 15 Eric Garcia në skuadër”, tha Pep.

“Ai është si djali im, Garcia sezonin e kaluar ishte i shkëlqyer ishte mbrojtësi ynë më i mirë”, tha Pep.