Grupi Parlamentar i AAK-së telegram ngushëllimi për familjen e të ndjerit Burhan Buçinca

Me rastin e ndarjes nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Kuvendit të Kosovës, z. Burhan Buçinca, Grupi Parlamentar i AAK-së, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen e të ndjerit Buçinca.

“Z. Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se njerëzit e urtë si Burhan Buçinca, gjithmonë lënë pas vetes dhembje por edhe kujtime të mira, prandaj vepra e tij jetësore prej burri të ndershëm është ngushëllim edhe për familjarët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, thuhet në njoftimin e Grupit Parlamentar të AAK-së në faqen zyrtare në Facebook.