Grupet B dhe C cilësohen si ‘grupe të vdekjes’ në kualifikimet për Euro 2024

Është hedhur tashmë shorti në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Hedhja e shortit ka filluar në ora 12:00 dhe pas rreth një ore ka përfunduar gjithçka.

Të gjitha ekipet kombëtare tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rrugën drejt kualifikimit në Euro 2022.

Përfaqësuesja e Kosovës është tërhequr në Grupin I së bashku me kombëtare si Zvicra, Izraeli, Rumani, Bjellorusi dhe Andorra.

Megjithatë, gjatë shortin janë tërhequr edhe dy grupe që po cilësohet si “Grupe të vdekjes”.

“Grupet e vdekjes” po cilësohet Grupi B dhe C, ku koka të grupeve janë Holanda e Franca dhe Italia dhe Anglia.

Në Grupi B, Holanda dhe Franca kanë punë me Republikën e Irlandës, Greqinë dhe Gjibraltarin.

Në anën tjetër, në Grupin C përveç Italisë dhe Anglisë bëjnë pjesë ekipe kombëtare si Ukraina, Meqedonia e Veriut dhe Malta.