Gruevski paraqitet në gjykatë me syze 300 euro

Gjykata në Hungari sot vendos për ekstradimin e ish kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, i cili iku në Budapest, në nëntor të vitit të kaluar.

Seanca është e mbyllur për media, ndërsa detajet do të mësohen pas përfundimit të seancës.

Por me paraqitjen e tij në gjykatë, mediat janë marr dhe me dukjen e tij

Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapelë dhe me syze të cilat siç thoshte ai kanë kushtuar vetëm 300 euro.