Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se tendencat e këtij pushteti që përmes shkeljeve kushtetuese të vë nën kontrolle institucione të ndryshme shtetërore – nuk kanë të ndalur.
“Dje, shumica parlamentare ka miratuar Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Edhe ky ligj, sikur shumë të tjerë paraprakisht, është antikushtetues. Në ditët në vijim, PDK do t’i drejtohet edhe zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji”, ka thënë Gruda. Sipas tij, përveç se paaftësi, tashmë realizimi i qëllimeve politike të pushtetit në mënyrë antikushtetuese, është shndërruar edhe në normë.
“PDK nuk do ta lejojë këtë qasje dhe çdo herë, përmes mekanizmave të saj, do ta mbrojë Kushtetutën e vendit”, ka thënë ai.







