Gruda i përgjigjet Sallahut: Po gënjen publikisht

Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ky i fundit tha se Gruda i ka kërcënuar Donika Gërvallën e Martin Berishajn, se kur të vjen PDK-ja në pushtet nuk do të jetojnë në Kosovë.

Megjithatë, Gruda ka thënë se Sallahu po gënjen publikisht.

“Zv. Ministri i Drejtësisë gënjen publikisht, unë nuk e kam thënë këtë kurrë. E verteta është se Martini kurrë s’ka jetu në Kosovë as Donika. Këta janë turista të pushtetit. Pyetja është a ka me ik edhe Albini në Norvegji pasi që ta shkaterron Kosovën siç e ka fillu?”, ka thënë Gruda.

Në konferencën e transmetuar LIVE, Gruda shprehet se “Berishaj e Gërvalla kanë nga 2-3 pasaporta, dhe kur të largohen nga pushteti nuk do të jetojnë në Kosovë”. Pra, lë të kuptohet se ata me zgjedhjen e tyre jetojnë nëpër vende të tjera, e jo që PDK-ja do t’i largojë nga Kosova.

Në anën tjetër, Gruda është shprehur se qytetarët që jetojnë këtu, do të jetojnë me pasojat që do t’i lënë Gërvalla e Martin Berishaj.