Ferizaj

Gruan dhe fëmijët i kërcënon me vrasje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë për të pandehurin B. H pasi që i njëjti e ka kërcënuar gruan e tij.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.H, e ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij, përmes telefonit me fjalët “Ma parë ka me ti myt fëmijët këtu e pastaj ka me ardh atje kam me të myt edhe ty”, të cilat fjalë kanë shkaktuar frikë dhe ankth tek e dëmtuara, ku me këtë rast ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosvës (KPRK-së)./KosovaPress/