QKUK

Gruaja vdes pas lindjes, Prokuroria po heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën një grua ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas lindjes së fëmijës.

Ngjarja ka ndodhur të martën në Prishtinë, ku një person ka raportuar në polici për vdekjen e gruas së tij.

Bëhet e ditur se viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore pas lindjes dhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti po vazhdon të hetohet.