Dy burra janë arrestuar në Malishevë pasi kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj një gruaje në Malishevë. 

Policia bën me dije përmes raportit se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Malishevë 29.03.2022 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare bashkëshortes respektivisht kunatës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.