Gruaja rrëfehet për dhunën: Burri më përdhunoi disa orë pas lindjes, mendoja se do më vriste por…

Britanikja Natasha Saunders tashmë 31 vjecare ka rrëfyer së fundmi për vitet e abuzimit që ka vuajtur në duart e burrit të saj të fiksuar 45 vjeçarit John Chesher, para se ai të burgosej për krimet e tij dy vjet më parë.

Nëna e tre fëmijëve tha në një intervistë për ndërgjegjësimin e dhunës në familje se sipas statistikave një në çdo tre gra të moshës 16 deri 59 vjeç në Angli dhe Uells provon dhunë familjare.

Natasha thotë: “Unë linda djalin tonë, që është tani shtatë vjeç, isha ende pe penjtë e qepjeve kur John më përdhunoi pa mbushur 24 orë nga lindja.

“Ishte degraduese, turpëruese, e dhimbshme, aty e kuptova se nuk vleja asgjë për të, trupi im nuk vlente asgjë. Si një nënë e re, kisha dhimbje të ndryshme. megjithse është e vështirë të lindësh një bebe, duhej të duroja këtë dhimbjen tjetër .. më pas nuk mund të ulesha për disa javë. Më kujtohet se mendova të kthehesha në spital te infermierja për t’i thënë se më ka grisur qepjet, por më pas duhet të shpjegoja sesi e kishte bërë, isha e trembur”.

Natasha njohu Chesher kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai 32, në një fermë kuajsh në Chichester. ai nisi ta bombardonte me mesazhe dhe pas tre muajsh ata ishin një çift dhe ajo u vendos në shtëpinë e tij.

“Ishte diçka shumë e shpejtë, pro sa herë unë kisha dyshime ai më thoshte, ‘ti e di sa shumë të dua, unë kam përgjegjësi’”, thotë Natasha duke shtuar se megjithë fasadën e tij të përgjegjshmërisë, ishte kontrollues që prej ditës së parë.

“Abuzimi u përshkallëzua që në momentin kur isha shtatzënë, por kur lind fëmijë te njeriu nisin të ndjehen instinktet e mbijetesës. Mendoja ‘cilat janë rreziqet nëse largohem?’. Prandaj ishte më e thjeshtë të ulja kokën për të mbrojtur fëmijët. Ai më thoshte se nëse largohem do t’i fus fëmijët në makinë e do ta ngiste drejt liqenit’.

Sipas statistikave, dy gra në javë në Angli e Uells vriten nga partnerët e ish-partnerët e tyre.