Policia e Kosovës

Gruaja raporton se ish i dashuri po e shqetëson vazhdimisht përmes telefonit

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është duke u shqetësuar vazhdimisht përmes telefonit nga ish i dashuri i saj.

“NGACMIM- Mitrovicë Veri  07.05.2024 – 09:43. Ankuesja kosovare, ka njoftuar  se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.”