Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes ka njoftuar se sot në lagjen Dardania në Prishtinë, ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedon as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet as adresa e banimit të saj.
Prandaj, policia kërkonte nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj.
Në ndërkohë, në adresën e Ballkani.info janë lajmëruar familjarët e zonjës të cilët kanë thënë se ajo është gjetur dhe është rikthyer në shtëpi. /Ballkani.info/







