Jo Cameron gruaja 65- vjeçare e di se duart e saj po digjen vetëm kur ndjen aromën e tymit. Ajo shpeshherë pëson djegie në duar gjatë punës në kuzhinë mirëpo nuk ndjen dhimbje.
Kjo për arsye se ajo është një nga dy njerëzit në botë, të cilët bartin një mutacion të veqantë gjenetik. Ky mutacion bënë që personi të mos ndjejë dhimbje fizike, ankth apo frikë. Ajo nuk e kishte vërejtur këtë gjë deri kur u bë 65- vjeçare, kur doktorët panë se nuk kishte nevojë për barna kundër dhimbjes pas një operacioni që e kishtë pasur.
Pasi iu nënshtrua disa testeve gjenetike, doktorët i treguan se ajo kishte nje mutacion të rrallë ne gjenomin e saj, që e bëntë atë të mos ndjente dhimbje, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Gruaja nga Skocia, tha për BBC se e dinte që kishte diçka të veqantë sepse kurrë nuk kishte ndjerë dhimbje, nuk kishte adrenalinë dhe nuk ndjente as frikë.
Doktorët shpresojnë që ky rast do të jetë si hap i rëndësishëm për të zbuluar metoda dhe trajtime sa më efikase për ata 330 milion persona që i nënshtrohen operacioneve kirurgjike në tërë botën.







