Gruaja pa shenja jete dërgohet në QKMF: Policia po e heton rastin

Është raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog një grua është dërguar nga familjarët pa shenja jete.

Policia e Kosovës njofton se dje në QKMF’në e Istogut një grua është sjellë pa shenja jete.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti në polici është hapur si ‘hetim i vdekjes’.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Raportohet se në Qendrën e Mjekësisë Familjare nga familjaret është dërguar pa shenja jete viktima femër kosovar. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete e viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin policorë.