dhuna

Gruaja nga Shqipëria rrah burrin në Pejë

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Pejë.

Sipas policisë një burrë, shtetas i Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij, po ashtu shtetase e Shqipërisë.

Pas intervistimit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 23.04.2024 . Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull shtetas i Shqipërisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.