keqpërdorim

Gruaja nga Prishtina raporton në Polici se dikush ia keqpërdori 20 mijë euro nga llogaria për blerje online

Një grua nga Prishtina ka raportuar për një rast mashtrimi në Polici.

Sipas saj, një person nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur 20 mijë euro, duke kryer blerje online.

“Prishtinë, 18.05.2022-01:20. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport.