Gruaja nga Obiliqi dërgohet në strehimore pas dhunës psikike nga burri

Policia në Obiliq ka arrestuar një burrë i cili ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërkaq viktima është dërguar në strehimore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Obiliq, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërkaq prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Obiliq 09.12.2021 – 21:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin e policisë.